Signed in as:
filler@godaddy.com
Signed in as:
filler@godaddy.com
Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë që praktikohet 20 minuta 2 herë në ditë ndërkohë që ulemi sa më rehat.
Nuk është një fe, filozofi, apo stil jetese. Mbi gjashtë milion njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe feve kanë mësuar Meditimin Transcendental.
Por, është gjithashtu qasja më e avancuar dhe thelbësisht e ndryshme sepse thjeshtësia bazohet në një kuptim të thellë dhe të plotë, jo vetëm të mendjes dhe sjelljes së saj, por edhe të trupit, dhe se si ndërveprojnë të dy gjatë meditimit të thellë, diçka që nuk kuptohet pothuajse në asnjë qasje tjetër. Prandaj, maksimumi 20 minuta, dy herë në ditë, ulur në një karrige të rehatshme janë gjithçka që kërkohet.
Teknika e MT lejon mendjen lehtësisht të shkojë në brendësi, derisa të përjetoni nivelin më të qetë dhe më të paqtë të vetëdijes tuaj. Ndryshon tërësisht nga meditimet e tjera duke qënë se nuk përfshin përqëndrimin, ose mundimin 'për të zbrazur' mendjen.
Gjatë praktikimit të kësaj teknike, do të ndjeni një relaksim të thellë të trupit, një ndjesi të paqes dhe qetësisë brenda jush. Kjo do të rezultojë në një kthjelltësi më të lartë mendore, përqëndrim më të lartë dhe një gjendje emocionale më të qetë, duke ju lejuar të përballeni më mirë me sfidat dhe momentet e stresit në jetën tuaj.
Meditimi transcendental mësohet në katër seanca të njëpasnjëshme, me kohëzgjatje prej 1 orë.
Hapi i parë fillestar është të kontaktoni për një takim me Ekspertin e meditimit transcendental, për t'u informuar dhe regjistruar për kursin.
Pas përfundimit të këtyre katër ditëve të kursit, Eksperti do të jetë në kontakt me ju për të siguruar përkrahjen për ju për katër muaj, për të bërë të mundur përkujdesin për vijueshmërinë e praktikës së pavarur, për të sqaruar çdo eksperiencë individuale tuajën dhe pyetjet mbi to dhe çdo nevojë që lidhet me funksionimin e teknikës së MT.
Pas kursit 4-ditor, do të jeni të aftë të praktikoni Meditimin Transcendental në mënyrë të pavarur, kudo që ndodheni, duke përdorur teknikën e lehtë të mësuar gjatë kursit.
Këto ditë do të jenë si vijon:
Dita 1
Inicim: nisje me praktikën e Meditimit Transcendental dhe marrja e udhëzimeve të para mbi praktikimin e teknikës. Kjo do të zgjasë rreth 1 - 2orë.
Dita 2
Do të mësoni praktikën e saktë të Meditimit Transcendental, do të identifikoni gabimet e mundshme dhe do të qartësoheni në metodat e duhura të Meditimit Transcendental dhe 20 min meditim. Kohëzgjatja rreth 1 - 2 orë.
Dita 3
Meditim 20 min, do të thellohemi në kuptimin e procesit të Meditimit Transcendental dhe do të keni sqarime të mëtejshme për praktikën e saktë. Do të diskutohet rëndësia e mendimeve dhe mënyra e trajtimit të tyre gjatë praktikës sipas MT. Kohëzgjatja rreth 1 -2 ore.
Dita 4
Meditim 20 min, diskutim mbi rëndësinë e praktikës së rregullt të Meditimit Transcendental, për zhvillimin shpirtëror të mëtejshëm dhe për njohjet e vërteta të vetvetes.
Do të shkoni thellë në kuptimin vetëdijes kozmike dhe të jogës. Kohëzgjatja rreth 1 -2 orë.
Meditimi Transcendental nuk është përqendrim apo vizualizim, as nuk është kontroll apo mindfullnes.
Kjo njohuri e transcendencës (e njohur tradicionalisht si joga), që do të thotë që mendja vendoset pa mundim në heshtje, në pushim të thellë, është çelësi më i fuqishëm për të zhbllokuar potencialin tuaj të brendshëm për vetë-shërim dhe rritje personale, sepse është e thjeshtë dhe e natyrshme dhe për këtë arsye funksionon për të gjithë.
Shpesh, ata që kanë mësuar forma të tjera të meditimit, habiten kur mësojnë Meditimin Transcendental, sepse thjeshtësia dhe efektiviteti i njohurive të tyre të reja prodhon rezultate të menjëhershme, të cilat nuk i kanë arritur prej vitesh me praktikat e tjera. Jo vetëm e shpejtë në rezultate, por edhe e mësoni në vetëm 4 ditë dhe më pas jeni të pavarur nga Mësuesi dhe praktikoni kudo që ndodheni.
Duke përdorur një mantër (ose tingull), ne thjesht i lejojmë mendjes lirinë të ndjekë prirjen e saj natyrale drejt lumturisë dhe ajo do të vendoset spontanisht në heshtje, në pushimin e thellë.
Kjo qasje unike, e transmetuar gjatë udhëzimeve personale nga Mjeshtri Justin Goçi, i trajnuar nga Maharishi Mahesh Yogi, vjen nga tradita e lashtë Vedike.
Kërkimet më të rëmdësishme kanë nxjerrë në dritë katër zbulime me shumë vlerë në lidhje me Meditimin Transcendental (MT) dhe shëndetin e zemrës. Këto studime shfaqin se MT jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, por gjithashtu ka një impakt pozitiv në mirëqenien tonë të përgjithshme. A jeni të informuar rreth këtyre gjetjeve të fundit? A dini se si kjo praktikë e lehtë dhe e pamundimshme mund të kontribuojë në një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur për ju?
Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore.
Në ditët e sotme, trajtimi i situatave emocionale dhe mendore në jetën tonë të përditshme është bërë sfidues. Përballja me vështirësi të ndryshme për të arritur qëllimet dhe suksesin tonë është një realitet i përjetshëm. Meditimi transcendental është një praktikë e vërtetuar shkencërisht për reduktimin e stresit dhe ankthit, rritjen e qëndrueshmërisë emocionale, për përmirësimin e funksionimit kognitiv dhe memories, duke ndikuar në përpunimin më të efektshëm të informacionit në trurin tonë. Studimet shkencore kanë treguar se praktika e këtij lloji të meditimit gjithashtu rrit inteligjencën. Në fakt, një person që praktikon meditimin transcendental për një periudhë të gjatë, përjeton një rritje të vërtetuar të inteligjencës, siç konstatohet në studimet shkencore të kryera në këtë fushë.
Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore.
Të gjithë jemi të njohur me stresin edhe se ai është burimi i të gjitha sëmundjeve psikosomatike.
Një sërë kërkimesh shkencore tregojnë se Meditimi Transcendental redukton stresin, rrit energjinë fizike, rrit përqëndrimin.
Kreativiteti vjen nga të qenit i qetë dhe i çlodhur dhe një numër studimesh kanë zbuluar se Meditimi Transcendental është teknika më efektive në reduktimin e stresit, krahasuar me pushimin e zakonshëm.
Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore.
Praktika e rregullt e Meditimit Transcendental ka qenë dobiprurëse në aftësinë për të larguar nga jeta e përditshme varësi të ndryshme si: duhani, alkooli apo lëndë të ndryshme narkotike.
Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore.
Rritja e cilësisë së gjumit është gjëja e parë që vërejnë praktikuesit e rinj të Meditimit Transcendental.
Praktika natyrale e MT ndihmon në rikthimin e një cikli të shëndetshëm të gjumit, duke sjellë një gjum më të thellë dhe më të qetë.
Përfitimet e Meditimit Transcendental mbulojnë çdo aspekt të jetës.
Meditimi transcendental e forcon shëndetin po njësoj sikurse ne i ujisim në rrënjët e pemës. Kur ujit rrënjët e pemës do të forcohet trungu, degët, gjethja, po ashtu edhe fruti. Po njësoj, duke praktikuar çdo ditë edhe rregullisht teknikën evolucionare të meditimit transcendental, jo vetëm që përmirësohet shëndeti në çdo drejtim, por ajo ndihmon që ne të rritemi madje edhe në nivel të vetëdijes. Gje e cila është e mundur edhe e prekshme, nëse ne trajtojmë veten dhe jetën tonë në mënyrën e duhur, duke i respektuar ligjet e natyrës.
Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore
Meditimi Transcendental është një mjet i fuqishëm për të përmirësuar performancën tuaj në punë dhe për të arritur suksesin më të madh në karrierën tuaj! Kjo praktikë nuk është vetëm për të qetësuar trurin dhe për të zvogëluar stresin, por gjithashtu për të shtuar nivelin tuaj të energjisë, kreativitetit dhe aftësisë për të zgjidhur problemet.
Kur praktikoni meditimin transcendental, ju i jepni vetes një moment për të fokusuar, për të rivendosur energjinë tuaj dhe për të bërë një reset të mendjes suaj. Kjo do të ndihmojë në rritjen e aftësisë suaj për të qëndruar të qetë dhe të përqendruar në misionin tuaj, duke u dhënë mundësinë për të performuar në mënyrë më efikase dhe produktive në mjedisin e punës.
Nëpërmjet meditimit transcendental, ju do të përjetoni një rritje të qëndrueshmërisë emocionale, aftësisë për të menaxhuar stresin dhe për të gjetur zgjidhje të reja dhe inovative për sfidat në punë. Gjithashtu, cilësia e gjumit tuaj do të përmirësohet, duke ju dhënë më shumë energji dhe vitalitet për të përballuar detyrat tuaja.
Praktikimi i rregullt i meditimit transcendental nuk është vetëm një mënyrë për të përballuar sfidat e ditës me më shumë qetësi dhe qëndrueshmëri, por gjithashtu një mjet për të arritur suksesin e dëshiruar në punën tuaj dhe për të shkëlqyer në karrierën tuaj. Kështu që mos hezitoni të filloni sot dhe të ndizni dritën e fuqishme të meditimit transcendental për një jetë profesionale më të suksesshme dhe të lumtur!
''Meditimi Transcendental tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë time dhe një mjet i domosdoshëm për të qetësuar mendjen nga dinamika e jetës. Njëkohësisht e bën mendjen më të mprehtë për të gjetur zgjidhje më shepejt pë çdo situatë''
''Kam provuar shumë teknika të tjera meditimi, por që prej vitit 2018-të praktikoj Meditimin Transcendental që kam mësuar nga Mësuesi Justin Goçi. E kam gjetur veten te Meditimi Transcendental, sepse është një teknikë që zhvillon në çdo aspekt të njeriut. Këtë praktikë ia sugjeroj çdo njeriu që dëshiron të ketë një teknikë efikase në jetën e tij.''
''Nëse të gjithë njerëzit do të meditonin, nuk do të ekzistonin më sëmundjet sociale.''
Maharishi Mahesh Yogi
Copyright © 2024 Braman Center - All Rights Reserved.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.