Braman Center
  • Rreth nesh
  • Programet
    • Meditimi Transcendental
    • Breath work
    • Mindfulness
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Zhvillim personal
    • Get Enlightened
    • Ayurveda
    • Life Coach
    • Tërheqje Rezidenciale
  • Testimoniale
    • Meditimi Transcendental
    • Programi 'Get Released'
  • Contact
  • Evente
    • Festivali Meditativ
Braman Center
  • Rreth nesh
  • Programet
    • Meditimi Transcendental
    • Breath work
    • Mindfulness
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Zhvillim personal
    • Get Enlightened
    • Ayurveda
    • Life Coach
    • Tërheqje Rezidenciale
  • Testimoniale
    • Meditimi Transcendental
    • Programi 'Get Released'
  • Contact
  • Evente
    • Festivali Meditativ

Programi "Jeto më mirë".

Cfarë është programi "jeto më mirë"?

 

Programi ynë është krijuar për të përmirësuar jetën në çdo aspekt – fizik, mendor, emocional, psikologjik-shpirtëror dhe shëndetësor. Përmes këtij programi, do të mësosh praktika që do të të ndihmojnë të trajtosh dhe përballsh jetën në mënyrë të plotë. Do të përfshihet meditimi, ushtrime të yogës, këshillim për jetën dhe menaxhimin e ngjarjeve jetësore, përballimin e sfidave të përditshme Dije shpirterore, praktika te sofistikuara etj..

Ky kurs është krijuar në mënyrë që ta ndiqni lehtësisht nga komoditeti i shtëpisë tuaj, sepse është tërësisht online. Me më shumë se një dekadë përvojë në këtë fushë, kemi dëshmuar transformime befasuese tek pjesëmarrësit tanë, dhe për këtë arsye, dëshirojmë të ndihmojmë sa më shumë njerëz që të arrijnë një jetë më të ekuilibruar dhe të përmbushur.

Përmirëso shëndetin, Mirëqenien, stilin e jetesës me dijen e pastër!

 

Programi "Jeto Më Mirë" është gjithëpërfshirës, që synon të ndihmojë njerëzit të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe shëndetin e tyre duke ofruar një sërë burimesh dhe mësimesh të bazuara në praktikat e lashta dhe të provuara. Programi përfshin seksionet e mëposhtme:

  • Ushtrime fizike: Të kuptojmë dhe përjetojmë dijen e yogës së pastër që ekuilibron jo vetëm trupin, por edhe mednjen dhe shpirtin por jo vetëm.
  • Dije Vedike: Mësime mbi urtësinë vedike, duke përfshirë parimet e sjelljes dhe mendësisë që nxisin një mënyrë jetese të ekuilibruar dhe të përmbushur, brenda dhe jashtë vetes.
  • Praktika të ndryshme meditimi: Një sërë udhëzimesh për meditime që synojnë të ndihmojnë praktikuesit të relaksohen, të pastrojnë mendjen e tyre dhe të arrijnë një gjendje paqeje dhe qartësie mendore. Ky seksion ofron meditime të ndryshme, nga ato të thjeshta tek ato të thella.
  • Këshilla Ayurvedike: Mësime mbi Ayurved-ën; mund të mësoni se si të përshtasni stilin e tuaj të jetesës në përputhje me natyrën tuaj të mendje-trup.
  • Zakone të shëndetshme & shëruese: Këshilla praktike dhe strategji për të menaxhuar kohën dhe stresin, për të zhvilluar zakone të shëndetshme dhe për të ndjekur një stil jete të qëndrueshme. Praktikuesit mund të mësojnë mënyra për të menaxhuar më mirë burimet e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre personale dhe profesionale.

Në përgjithësi, "Jeto Më Mirë" është një program që përmban një përzierje të metodave të lashta dhe moderne, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse për një jetë të shëndetshme dhe të përmbushur.


 Bëhu pjesë për të zbuluar sekretet e lashta të mirëqenies! 

Zbulo dhe përjeto sekretet e shëndetit dhe mirëqenies

Kush mund të marrë pjesë

 Për ty që ke mendjen e hapur për të njohur veten thellësisht dhe për t’i dhënë vetes mundësinë të përjetosh jetën në thellësinë e saj, ky program është për ty. Mund të marrësh pjesë dhe të përfitosh një zgjidhje natyrale për shëndetin tënd, qoftë për përmirësimin fizik, mendor apo emocional. Programi është i hapur për ty, nëse je mbi moshën 12 vjeç dhe dëshiron të transformosh jetën tënde. 


Kohëzgjatja e programit

Kohëzgjatja e programit është në grup,1 muaj, me dy takime në javë, seanca që zgjasin rreth 1 orë e 30 minuta.
Programi është i ndarë në dy pjesë: fillestarë dhe të avancuar.
Takimet do të jenë të regjistruara me qëllim që ju pjesëmarrësit të keni mundësi të rishikoni programin. 

Kur fillon programi

Programi fillon së shpejti! 

"Për shërimin e pemës duhet te trajtosh rrënjët , jo gjethet

Na kontaktoni

Së shpejti do të kontaktohesh nga qendra.

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.

Message us on WhatsApp

Braman Center

Rruga Bilal Golemi, 1000 Tiranë, Albania

Copyright © 2025 Braman Center  - All Rights Reserved.

Powered by

  • Meditimi Transcendental
  • Jeto më mirë!
  • Programi 'Get Released'
  • Yoga Asana
  • Ayurveda
  • Contact

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept