Signed in as:
filler@godaddy.com
Signed in as:
filler@godaddy.com
''Zbuloni sekretet e shëndetit tuaj përmes dijes së lashtë Ayurvedike të Vedave.
Duke u bazuar në traditën e lashtë vedike të mjekësisë, ne mundësojmë një qasje holistike ndaj shëndetit; mjekësinë parandaluese, praktikat natyrale dhe terapitë e avancuara. Përjetojeni fuqinë e doshave, praktikën e meditimit dhe shijoni një jetë në harmoni me natyrën dhe energjitë e trupit tuaj. Nisni udhëtimin tuaj drejt një jetë të shëndetshme dhe të lumtur sot me Ayurvedën!"
Fjala "Ayurveda" vjen nga sanskritishtja, "ayus", që do të thotë jetë ose jetëgjatësi, dhe "veda", njohuri, dije ose shkencë.
Pra, Ayurveda do të thotë Dije/Shkencë e Jetës ose Shkencë/ Dije e Jetëgjatësisë.
Ayurveda është një art shërues mijëra vjet i vjetër; është sistemi shëndetësor i qytetërimit të përparuar Vedic të Indisë së lashtë dhe konsiderohet sistemi shëndetësor më i vjetër në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka njohur Ayurved-ën si një sistem mjekësor tradicional.
Sipas traditave të përshkruara në shkrimet e vjetra Ayurvedike, parimet themelore të Ayurveda u perceptuan shumë kohë më parë përmes introspeksionit të thellë nga qeniet njerëzore shumë të zhvilluara. Prandaj, në fillim tradita u përcoll vetëm nga mësuesi te nxënësi. Shumë më vonë, ajo u shkrua në shkrimet dhe veprat e para të Ayurveda.
Ayurveda është pjesë e "Veda", një sistem mësimor gjithëpërfshirës që i konsideron qeniet njerëzore, natyrën dhe kozmosin si një e tërë.
Kjo dije shëndetësore tërësore - Ayurveda - e konsideron jetën si një të tërë ku ndërthur aspektet fizike, psikike, mendore dhe shpirtërore. Qëllimi i saj kryesor është të stabilizojë harmoninë e trupit, mendjes dhe shpirtit, duke bërë të mundur parandalimin e sëmundjeve ose, kur është e nevojshme, shërimin. Për ta arritur këtë, ekspertët dhe mjekët e Ayurveda marrin në konsideratë një spektër të gjerë faktorësh, si për shembull vetëdijen e individit; dietën ushqimore; stresi në punë ose në marrëdhënie; shumë, shumë pak ose lloji i gabuar i ushtrimeve; ndërtimin unik fiziologjik dhe mendor të çdo individi edhe shumë të tjera.
Sipas mësimeve të lashta ayurvedike, faktorët e panumërt që ndikojnë te ne dhe në shëndetin tonë mund të përshkruhen me ndihmën e tri pricipeve ose programeve biologjike të quajtura 'Dosha' në sanskritisht dhe që përkthehen si "parime themelore funksionale".
Këto tri dosha - vata, pitta dhe kapha - përcaktojnë botën natyrore që na rrethon, ashtu edhe trupin dhe mendjen tonë. Kështu, gjithçka që ndikon në trupin tonë ndikon drejtpërdrejt në ekuilibrin e vata, pitta dhe kapha, ose duke e disbalancuar atë ose duke kontribuar në një ekuilibër më të mirë të doshës.
Kur këto tri parime themelore janë në harmoni te një person, ai plotëson kushtin e domosdoshëm për shëndetin e plotë dhe lumturinë.
Ndihemi mirë, jemi të shëndetshëm dhe rrezatojmë bukuri natyrale.
Rivendosja e ekuilibrit të doshave është një motiv thelbësor në Ayurveda.
Vata
Vata dosha quhet parimi i lëvizjes, i karakterizuar nga elementët e eterit (hapësirës) dhe ajrit. Mundëson vigjilencën, lëvizjen dhe komunikimin. Mjekësia Ayurvedike e lidh atë me sistemin nervor, frymëmarrjen, qarkullimin dhe sistemin musculoskeletal.
Pitta
Pita dosha përshkruhet si parimi i metabolizmit, i karakterizuar nga elementi i zjarrit. Në mjekësinë ayurvedike, ajo shihet e lidhur ngushtë me tretjen, energjinë, metabolizmin, temperaturën e trupit, vitalitetin, intelektin dhe emocionet.
Kapha
Kapha dosha quhet parimi i strukturës, që përfshin elementët e tokës dhe ujit. Kapha jep formë dhe qëndrueshmëri. Në mjekësinë ayurvedike, kapha e ekuilibruar do të thotë qëndrueshmëri, stabilitet dhe lëngje të balancuara të organizmit
Sign up for our newsletter to receive the latest updates on wellness trends, upcoming events, and exclusive promotions.
Naomi Judd
Copyright © 2024 Braman Center - All Rights Reserved.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.