Braman Center
  • Rreth nesh
  • Programet
    • Meditimi Transcendental
    • Breath work
    • Mindfulness
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Zhvillim personal
    • Get Enlightened
    • Ayurveda
    • Life Coach
    • Tërheqje Rezidenciale
  • Testimoniale
    • Meditimi Transcendental
    • Programi 'Get Released'
  • Contact
  • Evente
    • Festivali Meditativ
Braman Center
  • Rreth nesh
  • Programet
    • Meditimi Transcendental
    • Breath work
    • Mindfulness
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Zhvillim personal
    • Get Enlightened
    • Ayurveda
    • Life Coach
    • Tërheqje Rezidenciale
  • Testimoniale
    • Meditimi Transcendental
    • Programi 'Get Released'
  • Contact
  • Evente
    • Festivali Meditativ

Programi 'Get Released'

Shërimi i ankthit, depresionit, atakeve të panikut, pagjumësisë, Frikërave, Mendimeve negative, etj.

Shërimi i ankthit, depresionit, atakeve të panikut, pagjumësisë, Frikërave, Mendimeve negative, etj.

Shërimi i ankthit, depresionit, atakeve të panikut, pagjumësisë, Frikërave, Mendimeve negative, etj.

Shërimi i ankthit, depresionit, atakeve të panikut, pagjumësisë, Frikërave, Mendimeve negative, etj.

Shërimi i ankthit, depresionit, atakeve të panikut, pagjumësisë, Frikërave, Mendimeve negative, etj.

Shërimi i ankthit, depresionit, atakeve të panikut, pagjumësisë, Frikërave, Mendimeve negative, etj.

Transformo Jetën Tënde

Çfarë është programi 'Get released'?

  

LIRIMI I VËRTETË ËSHTË KËTU!

Nëse po lexon këtë, diçka brenda teje të ka çuar këtu. Një thirrje e brendshme. Një ndjenjë që ka ardhur koha për ndryshim të vërtetë. Dhe po, TI je gati!

"GET RELEASED" - PROGRAMI QË SJELL SHËRIM TË THELLË DHE TË QËNDRUESHËM!

🔹 Ke provuar gjithçka por asgjë nuk ka funksionuar?
🔹 Ankthi, frika, depresioni, mendimet e errëta dhe bllokimet energjetike të kanë marrë peng?
🔹 E ndjen sikur diçka po të mban të lidhur në një cikël që nuk mbaron?

Ky NUK është një program i zakonshëm. "Get Released" nuk është thjesht një trajtim, por një portë e hapur drejt një realiteti të ri për ty. Një realitet ku ti ndihesh i lirë, i fuqishëm, i lehtë dhe në paqe të plotë me veten tënde.

 

Programi holistik, "Get Released", është provuar dhe krijuar për të ofruar një zgjidhje unike dhe revolucionare për largimin e ankthit, atakeve të panikut, depresionit, mendimeve pushtuese dhe negative, mendimeve obsesive, disbalancës së personalitetit, mos përqendrimit në punë, frikërave të paarsyetuara, ngecjes në energji jo të mira, mendimeve mbi vetëvrasjen, pagjumësisë, dhimbjeve kronike të kokës, shtrëngimeve në gjoks, stomak, dhe shumë problemeve të tjera, duke sjellë përfitime të thella dhe të qëndrueshme në jetën tënde.

Ky program i personalizuar është ndërtuar mbi bazat e balancimit të trupit, mendjes dhe shpirtit, duke shfrytëzuar potencialin tënd natyral për vetë-shërim, pa medikamente dhe pa efekte anësore.

Fuqia e programit qëndron në qasjen e tij holistike, të gjithëanshme dhe natyrale, ku kombinohen:

  • Teknika të vërtetuara nga traditat shpirterore, holistike, të përzgjedhura me kujdes sipas nevojave specifike.
  • Këshilla nga mjekesia holistike, bazuar në fiziologjinë tuaj të veçantë, që ndihmojnë në rregullimin e dietës dhe stilit të jetesës.
  • Ushtrime specifike dhe detyra ditore, të cilat do të nxisin lirimin e stresit të akumuluar dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
  • Mbështetje e vazhdueshme personale, me konsultime dhe udhëzime nga ekspertë të nivelit më të lartë.
  • Edhe më e rëndësishmja MESIMET E PERSONALIZUARA per ty.

Çfarë e bën "Get Released" kaq të veçantë? Ne besojmë se fuqia e trupit tënd për vetë-shërim është e pashtershme. Përmes një programi të personalizuar dhe individual, ne krijojmë kushtet ideale që ti të përjetosh:

  • Çlirim të ankthit dhe depresionit,
  • Lirimin e frikërave dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit,
  • Rivendosjen e ekuilibrit mendor dhe emocional,
  • Rritjen e vetëdijes dhe energjisë pozitive në jetën tënde.

Si të fillosh udhëtimin tend drejt shërimit?


  1.       Konsultimi fillestar me Mjeshtrin Justin Goçi
    • Ky hap esencial ofron një vlerësim të plotë të historikut tuaj, simptomave dhe nevojave të veçanta. Çmimi: 5,000 ALL të reja, koha: 45 minuta.
    • Gjatë këtij konsultimi, do të hartohet një plan i personalizuar për shërimin tuaj dhe do të përcaktohen detajet e programit si kohëzgjatja edhe kosto për programin tënd të personalizuar

Pasi të vendosni për fillimin e programit:

       2.

  • Konsultimi Ayurvedik me Dr. Migena Bardhi
  • Një mjeke alternative me përvojë të pasur dhe njohuri të thelluara në fushën e Ayurvedës, e cila do të ndihmojë të kuptosh fiziologjinë dhe nevojat unike të trupit tënd..
  • Do të përcaktohen dieta, ushtrimet dhe teknikat më të përshtatshme për ty.

Rezultatet që mund të prisni:Ky program jo vetëm që përmirëson cilësinë e jetës në nivel psiko-emocional, por gjithashtu ndihmon trupin tuaj të luftojë dhe të kapërcejë sfida të ndryshme fizike.

Pse të zgjedhësh "Get Released"?Ky program ka ndryshuar jetët e qindra individëve duke ofruar shërim të thellë dhe të qëndrueshëm. Shikoni videot tona testimoniale dhe zbuloni sesi mund të jetë kjo zgjidhja që keni kërkuar gjithmonë.


I vetmi program ne treg me zgjidhje deri ne sherim, icili suportohet nga njerez real!


     Shënime:

-Gjatë ndjekjes së programit tënd do te jesh vetëm ti me ekspertët, Qendra është në përkujdesjen tënde, 


-Programi "Get Released" mund te ndiqet edhe online i cili ka rezultuar përsëri i suksesshem.


 "Programi "Get Released" është krijuar dhe zhvilluar ekskluzivisht nga Justin Goçi. Të gjitha materialet, teknikat dhe përmbajtja që përdoren brenda këtij programi janë rezultat i përvojës dhe hulumtimeve të tij shumëvjeçarë. Ju lutemi, mos eksperimentoni me njerëzit ose me veten, pasi mund të shkaktoni shqetësime të padëshiruara, për të cilat nuk mund të mbajmë përgjegjësi nëse nuk jemi ne ata që ju udhëheqim. Çdo përdorim i paautorizuar i metodologjive ose përmbajtjes së programit pa miratimin e autorit konsiderohet i papranueshëm dhe bie ndesh. Për çdo shqetësim ose sfidë që mund të lindë, përgjegjësia jonë qëndron vetëm kur udhëheqja dhe zbatimi i programit bëhen nga ne." 



Mos e vono shërimin tënd! Bëni hapin e parë sot dhe filloni një udhëtim drejt vetë-shërimit dhe lumturisë së plotë. Jeni të mirëpritur të bashkoheni me qindra individë që tashmë kanë ndryshuar jetën e tyre.




 Mesazh nga Mjeshtri Justin, Krijuesi i Programit "Get Released"


Programi "Get Released" është një udhëtim shpirtëror dhe transformues, i krijuar për të ngritur frekuencat e trupit dhe mendjes, duke të çliruar nga energjitë e bllokuara dhe duke të harmonizuar me valët universale të dritës dhe shërimit. Ai është një proces thellësisht holistik, i cili ndihmon në lirimin e ankthit, Atakeve të Panikut, Depresionit edhe simptomat e tyre duke rivendosur rrjedhën natyrore të energjisë në trup dhe shpirt.

🔹 Balancimi i energjisë dhe çlirimi i bllokimeve – Teknikat e përdorura në këtë program ndihmojnë në aktivizimin e qendrave energjetike, duke shpërndarë çdo ngërç ose ndalim që pengon rrjedhën e lirë të energjisë kozmike brenda teje.

🔹 Rritja e frekuencës dhe sinkronizimi me universin – Përmes ushtrimeve të personalizuara, meditimit dhe praktikave të ndryshme, ky program të ndihmon të harmonizohesh me dridhjet më të larta të ekzistencës, duke hapur portat e transformimit dhe vetë-shërimit.

🔹 Lidhja me inteligjencën hyjnore dhe ndërgjegjen e lartë – Duke përdorur mësime të personalizuara dhe teknika të zgjedhura nga traditat e lashta shpirtërore, programi të mbështet në rritjen e vetëdijes, zgjerimin e perceptimit dhe vendosjen e një lidhjeje të thellë me energjitë e universit. Duke te fuqizuar në çdo aspekt.

🔹 Pastrimi i trupit emocional dhe mendjes nga energjitë e rënda – Nëpërmjet metodave holistike dhe këshillave të mjekësisë alternative, ndihmon në shkarkimin e frikërave, tensioneve dhe emocioneve të akumuluara, duke të çliruar nga pesha e së shkuarës dhe duke të rikthyer në rrjedhën natyrale të dashurisë dhe paqes së brendshme.

🔹 Harmonizimi me trupin e dritës – Përmes një qasjeje të personalizuar, programi krijon kushtet e duhura që trupi yt fizik, emocional dhe shpirtëror të ndriçohet nga energjia universale e shërimit, duke lejuar që vetë-trupi të aktivizojë mekanizmat e tij të natyrshëm të shërimit.

Ky program të udhëheq drejt një rilindjeje të vërtetë, ku jo vetëm që çlirohesh nga dhimbjet dhe sfidat fizike, por edhe arrin një harmoni të thellë me veten dhe forcën e pafundme të universit. Përmes rritjes së frekuencave dredhuese dhe hapjes së vetëdijes, ti bëhesh një me rrjedhën hyjnore të jetës, duke manifestuar ekuilibër, qetësi dhe fuqinë e shërimit të brendshëm.


 

🛑 MOS SHTY DITËN KUR MUND TË FILLONI TË SHËROHESH DHE TË JETOSH ME QETËSI, FUQI DHE GËZIM!


 

"Brenda çdo njeriu fshihet një potencial i pafund, dhe kur krijohen kushtet e duhura, ky potencial çliron fuqinë për shërim, balancë dhe transformim të jetës."-MJ. Justin Goçi



Pyetje qe mund te ngrihen:


 

1. A mundem ta bëj unë këtë?

Po, absolutisht! Programi “Get Released” është i krijuar për t’u përshtatur me çdo person, pavarësisht përvojës apo sfidave që ka kaluar. Nuk kërkon aftësi të veçanta, vetëm dëshirën për të provuar një qasje të re dhe natyrale drejt shërimit.

2. A vallë të jetë e vërtetë kjo që thonë se mund edhe të shërohesh?

Po! Trupi dhe mendja kanë një aftësi të jashtëzakonshme për vetë-shërim kur u krijohen kushtet e duhura. Shumë njerëz kanë përjetuar përmirësime të mëdha përmes metodave natyrale dhe holistike, dhe me përkushtimin e duhur, edhe ti mund të përjetosh ndryshime pozitive.

3. Po unë marr medikamente nga psikiatri, a më pengojnë ato për të ndjekur këtë program?

Jo, programi mund të ndiqet edhe nëse je duke marrë medikamente. Metodat natyrale nuk ndërhyjnë me trajtimin që po ndjek, por mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes tënde të përgjithshme. Gjithmonë mund të konsultohesh me mjekun për çdo ndryshim në trajtim.

4. Si ka mundësi? Unë çfarë nuk kam provuar dhe kam mbi 5 vjet që nuk e kam kaluar këtë sëmundje!

E kuptoj sa sfiduese ka qenë kjo për ty. Shpesh, kur kemi provuar shumë gjëra pa sukses, mund të ndjejmë humbje shprese. Por ndonjëherë, ajo që kemi nevojë është një qasje e re, një metodë që nuk fokusohet vetëm në simptomat, por edhe në rrënjën e stresit dhe traumës së akumuluar. Ky program nuk është një zgjidhje e shpejtë, por një rrugëtim i balancuar drejt vetë-shërimit.

5. A do të më përmirësohet edhe gjumi?

Po! Shumë njerëz që kanë ndjekur teknikat e programit kanë përjetuar përmirësim të gjumit, më pak zgjime gjatë natës dhe një ndjenjë më të madhe qetësie para se të flenë. Gjumi është një pjesë kyçe e shërimit dhe programi synon ta balancojë atë në mënyrë natyrale.

6. A do të më largohen shtrëngimet në gjoks, në fyt, kur përtypem bllokohem sikur nuk kalon poshtë… ndjesia sikur kam një top në stomak, takikardia, frikërat e paarsyetuara, ataket e panikut, mendimet negative, të tmerrshme që nuk i besoj dot se po i mendoj unë etj.?

Këto simptoma janë shpesh të lidhura me ankthin, stresin dhe tensionin e akumuluar në trup dhe mendje. Programi “Get Released” synon të ndihmojë në lirimin gradual të këtyre ndjesive përmes metodave të natyrshme, duke sjellë më shumë qetësi, kontroll dhe balancë. Ndryshimet mund të ndihen gradualisht, dhe sa më shumë të praktikosh teknikat, aq më shumë do të lehtësohesh nga këto shqetësime.

Nuk je vetëm në këtë rrugëtim dhe është e mundur të ndihesh më mirë. Me qasjen e duhur dhe mbështetje, trupi dhe mendja mund të gjejnë rrugën drejt shërimit. 

 



 

7. A do të më largohet ankthi social? A do të ndihem përsëri siç kam qenë para se të më kape kjo sëmundje?

Programi “Get Released” ka ndihmuar shumë njerëz të reduktojnë ankthin social dhe të rikthejnë një ndjenjë rehatie në situata shoqërore. Megjithatë, çdo përvojë është unike dhe rezultatet varen nga përkushtimi yt dhe mënyra se si i integron teknikat në jetën tënde.

📌 Për më shumë udhëzim dhe një plan të personalizuar, mund të konsultohesh me ekspertët e qendrës, të cilët mund të të ndihmojnë të zgjedhësh opsionin më të përshtatshëm për ty.

8. A nuk mundem t’i bëj vetë këto të gjitha?

Sigurisht, shumë njerëz punojnë me veten dhe bëjnë përmirësime të mëdha në gjendjen e tyre. Programi nuk është një zëvendësim për vullnetin dhe përpjekjet e tua, por një ndihmë që e bën procesin më të strukturuar dhe efektiv.

📌 Nëse dëshiron vetëm orientim dhe jo një program të plotë, qendra ofron opsione për këtë. Mund të flasësh me ekspertët për të marrë drejtimin e duhur në bazë të nevojave të tua.

Rruga drejt mirëqenies është personale, dhe vendimi është gjithmonë në duart e tua! qendra ka opsione edhe vetem orientim per te cilat flisni me gjate te qendra me Ekspertet.





VIDEO Dëshmuese

 "Gjendja ime u përmirësua deri në një shërim total brenda një muaji. Të gjitha simptomat e ankthit edhe ataket e panikut nuk ekzistojnë më." 

 “Madje, kur kam situata
stresuese çuditem se si e
përballoj shumë mirë çdo
gjë. Jam shumë më
pozitive edhe e motivuar
për të ardhmen.” 

 Tani di të menaxhoj
shumë mirë mendimet
negative, bëj një gjumë të
rehatshëm pa ndihmën e
medikamenteve.” 

 "ankthi, depresioni janë zhdukur plotësisht, gjumi është normalizuar, fle shumë mirë, medikamentet i kam lënë plotësisht." 

 "sot jam e qetë gjithë ditën. Jam e kthjellët edhe e qartë. Tani di se çfarë kërkoj nga vetja. Shikoj përpara, di se ku duhet të fokusohem, di se çfarë dua të realizoj!" 

Rezervo konsultimin tënd!

Së shpejti do të kontaktohesh nga qendra.

This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.

Copyright © 2025 Braman Center  - All Rights Reserved.

Powered by

  • Meditimi Transcendental
  • Jeto më mirë!
  • Programi 'Get Released'
  • Yoga Asana
  • Ayurveda
  • Contact

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept