Braman Center
  • Rreth nesh
  • Programet
    • Meditimi Transcendental
    • Breath work
    • Mindfulness
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Zhvillim personal
    • Get Enlightened
    • Ayurveda
    • Life Coach
    • Tërheqje Rezidenciale
  • Testimoniale
    • Meditimi Transcendental
    • Programi 'Get Released'
  • Contact
  • Evente
    • Festivali Meditativ
Braman Center
  • Rreth nesh
  • Programet
    • Meditimi Transcendental
    • Breath work
    • Mindfulness
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Zhvillim personal
    • Get Enlightened
    • Ayurveda
    • Life Coach
    • Tërheqje Rezidenciale
  • Testimoniale
    • Meditimi Transcendental
    • Programi 'Get Released'
  • Contact
  • Evente
    • Festivali Meditativ

Mëso Meditimin Transcendental


Meditimi transcendental mësohet në 4 seanca të njëpasnjëshme, me kohëzgjatje prej 1 orë.

Hapi i parë fillestar është të kontaktoni për një takim me Ekspertin e Meditimit Transcendental Z. Justin Goçi, për t'u informuar dhe regjistruar për kursin. 

Pas përfundimit të këtyre katër ditëve të kursit, Eksperti do të jetë në kontakt me ju për të siguruar përkrahjen për ju për katër muaj, për të bërë të mundur përkujdesin për vijueshmërinë e praktikës së pavarur, për të sqaruar çdo eksperiencë individuale tuajën dhe pyetjet mbi to dhe çdo nevojë që lidhet me funksionimin e teknikës së MT. 

 

Pas kursit 4-ditor, do të jeni të aftë të praktikoni Meditimin Transcendental në mënyrë të pavarur, kudo që ndodheni, duke përdorur teknikën e lehtë të mësuar gjatë kursit. 


Këto ditë do të jenë si vijon:


Dita 1

 Inicim: nisje me praktikën e Meditimit Transcendental dhe  marrja e udhëzimeve të para mbi praktikimin e teknikës. Kjo do të zgjasë rreth 1 orë.


Dita 2

Do të mësoni praktikën e saktë të Meditimit Transcendental, do të identifikoni gabimet e mundshme dhe do të qartësoheni në metodat e duhura të Meditimit Transcendental dhe 20 min meditim. Kohëzgjatja rreth 1 - 2orë.


Dita 3

 Meditim 20 min, do të thellohemi në kuptimin e procesit të Meditimit Transcendental dhe do të keni sqarime të mëtejshme për praktikën e saktë. Do të diskutohet rëndësia e mendimeve dhe mënyra e trajtimit të tyre gjatë praktikës sipas MT edhe marredhenia e trupit me mendjen gjate ketij procesi. Kohëzgjatja rreth 1 -2 orë.


Dita 4

Meditim 20 min, diskutim mbi rëndësinë e praktikës së rregullt të Meditimit Transcendental, për zhvillimin shpirtëror të mëtejshëm dhe për njohjet e vërteta të vetvetes.

Do të shkoni thellë në kuptimin vetëdijes kozmike dhe të jogës. Kohëzgjatja rreth 1 -2 orë.

PSE Meditimin Transcendental?

    ÇFARË ËSHTË MT?

    Meditimi Transcendental është një teknikë e thjeshtë që praktikohet 20 minuta 2 herë në ditë ndërkohë që ulemi sa më rehat.

    Nuk është një fe, filozofi, apo stil jetese. Mbi gjashtë milion njerëz të të gjitha moshave, kulturave dhe feve kanë mësuar Meditimin Transcendental.


    Por, është gjithashtu qasja më e avancuar dhe thelbësisht e ndryshme sepse thjeshtësia bazohet në një kuptim të thellë dhe të plotë, jo vetëm të mendjes dhe sjelljes së saj, por edhe të trupit, dhe se si ndërveprojnë të dy gjatë meditimit të thellë, diçka që nuk kuptohet pothuajse në asnjë qasje tjetër. Prandaj, maksimumi 20 minuta, dy herë në ditë, ulur në një karrige të rehatshme janë gjithçka që kërkohet.


    Pse Meditimi Transcendental është unik?

    Meditimi Transcendental nuk është përqendrim apo vizualizim, as nuk është kontroll apo mindfullnes.
    Kjo njohuri e transcendencës (e njohur tradicionalisht si joga), që do të thotë që mendja vendoset pa mundim në heshtje, në pushim të thellë, është çelësi më i fuqishëm për të zhbllokuar potencialin tuaj të brendshëm për vetë-shërim dhe rritje personale, sepse është e thjeshtë dhe e natyrshme dhe për këtë arsye funksionon për të gjithë. 

    Shpesh, ata që kanë mësuar forma të tjera të meditimit, habiten kur mësojnë Meditimin Transcendental, sepse thjeshtësia dhe efektiviteti i njohurive të tyre të reja prodhon rezultate të menjëhershme, të cilat nuk i kanë arritur prej vitesh me praktikat e tjera. Jo vetëm e shpejtë në rezultate, por edhe e mësoni në vetëm 4 ditë dhe më pas jeni të pavarur nga Mësuesi dhe praktikoni kudo që ndodheni.

     Duke përdorur një mantër (ose tingull), ne thjesht i lejojmë mendjes lirinë të ndjekë prirjen e saj natyrale drejt lumturisë dhe ajo do të vendoset spontanisht në heshtje, në pushimin e thellë. 

    Kjo qasje unike, e transmetuar gjatë udhëzimeve personale nga Mjeshtri Justin Goçi, i trajnuar nga Maharishi Mahesh Yogi, vjen nga tradita e lashtë Vedike.

    Çfarë ndodh kur meditoni?

     Teknika e MT lejon mendjen lehtësisht të shkojë në brendësi, derisa të përjetoni nivelin më të qetë dhe më të paqtë të vetëdijes tuaj. Ndryshon tërësisht nga meditimet e tjera duke qënë se nuk përfshin përqëndrimin, ose mundimin 'për të zbrazur' mendjen.


     Gjatë praktikimit të kësaj teknike, do të ndjeni një relaksim të thellë të trupit, një ndjesi të paqes dhe qetësisë brenda jush. Kjo do të rezultojë në një kthjelltësi më të lartë mendore, përqëndrim më të lartë dhe një gjendje emocionale më të qetë, duke ju lejuar të përballeni më mirë me sfidat dhe momentet e stresit në jetën tuaj. 


    Dobitë e Meditimit Transcendental

    Përmirëson shëndetin e zemrës

    Shëndet të mirë mendor përmes MT

    Shëndet të mirë mendor përmes MT

     Kërkimet më të rëmdësishme kanë nxjerrë në dritë katër zbulime me shumë vlerë në lidhje me Meditimin Transcendental (MT) dhe shëndetin e zemrës. Këto studime shfaqin se MT jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, por gjithashtu ka një impakt pozitiv në mirëqenien tonë të përgjithshme. A jeni të informuar rreth këtyre gjetjeve të fundit? A dini se si kjo praktikë e lehtë dhe e pamundimshme mund të kontribuojë në një jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur për ju? 


    Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore. 


    Mëso më shumë

    Shëndet të mirë mendor përmes MT

    Shëndet të mirë mendor përmes MT

    Shëndet të mirë mendor përmes MT

     Në ditët e sotme, trajtimi i situatave emocionale dhe mendore në jetën tonë të përditshme është bërë sfidues. Përballja me vështirësi të ndryshme për të arritur qëllimet dhe suksesin tonë është një realitet i përjetshëm. Meditimi transcendental është një praktikë e vërtetuar shkencërisht për reduktimin e stresit dhe ankthit, rritjen e qëndrueshmërisë emocionale, për përmirësimin e funksionimit kognitiv dhe memories, duke ndikuar në përpunimin më të efektshëm të informacionit në trurin tonë. Studimet shkencore kanë treguar se praktika e këtij lloji të meditimit gjithashtu rrit inteligjencën. Në fakt, një person që praktikon meditimin transcendental për një periudhë të gjatë, përjeton një rritje të vërtetuar të inteligjencës, siç konstatohet në studimet shkencore të kryera në këtë fushë. 


    Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore. 

    Redukton stresin

    Shëndet të mirë mendor përmes MT

    Të gjithë jemi të njohur me stresin edhe se ai është burimi i të gjitha sëmundjeve psikosomatike.

    Një sërë kërkimesh shkencore tregojnë se Meditimi Transcendental redukton stresin, rrit energjinë fizike, rrit përqëndrimin. 

     

    Kreativiteti vjen nga të qenit i qetë dhe i çlodhur dhe një numër studimesh kanë zbuluar se Meditimi Transcendental është teknika më efektive në reduktimin e stresit, krahasuar me pushimin e zakonshëm.


    Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore. 

    Largon varësitë

    Praktika e rregullt e Meditimit Transcendental ka qenë dobiprurëse në aftësinë për të larguar nga jeta e përditshme varësi të ndryshme si: duhani, alkooli apo lëndë të ndryshme narkotike.

     

    Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore. 

    Rrit cilësinë e gjumit

    Rrit cilësinë e gjumit

    Rritja e cilësisë së gjumit është gjëja e parë që vërejnë praktikuesit e rinj të Meditimit Transcendental.


     Praktika natyrale e MT ndihmon në rikthimin e një cikli të shëndetshëm të gjumit, duke sjellë një gjum më të thellë dhe më të qetë. 

    Forcon shëndetin

    Rrit cilësinë e gjumit


    Përfitimet e Meditimit Transcendental mbulojnë çdo aspekt të jetës. 

     Meditimi transcendental e forcon shëndetin po njësoj sikurse ne i ujisim në rrënjët e pemës. Kur ujit rrënjët e pemës do të forcohet trungu, degët, gjethja, po ashtu edhe fruti. Po njësoj, duke praktikuar çdo ditë edhe rregullisht teknikën evolucionare të meditimit transcendental, jo vetëm që përmirësohet shëndeti në çdo drejtim, por ajo ndihmon që ne të rritemi madje edhe në nivel të vetëdijes. Gje e cila është e mundur edhe e prekshme, nëse ne trajtojmë veten dhe jetën tonë në mënyrën e duhur, duke i respektuar ligjet e natyrës.


    Për më tepër informacion mund të klikoni në sektorin e kërkimeve shkencore

    Rritja e efikasitetit në punë

    Rritja e efikasitetit në punë

    Rritja e efikasitetit në punë

     

    Meditimi Transcendental është një mjet i fuqishëm për të përmirësuar performancën tuaj në punë dhe për të arritur suksesin më të madh në karrierën tuaj! Kjo praktikë nuk është vetëm për të qetësuar trurin dhe për të zvogëluar stresin, por gjithashtu për të shtuar nivelin tuaj të energjisë, kreativitetit dhe aftësisë për të zgjidhur problemet.

    Kur praktikoni meditimin transcendental, ju i jepni vetes një moment për të fokusuar, për të rivendosur energjinë tuaj dhe për të bërë një reset të mendjes suaj. Kjo do të ndihmojë në rritjen e aftësisë suaj për të qëndruar të qetë dhe të përqendruar në misionin tuaj, duke u dhënë mundësinë për të performuar në mënyrë më efikase dhe produktive në mjedisin e punës.

    Nëpërmjet meditimit transcendental, ju do të përjetoni një rritje të qëndrueshmërisë emocionale, aftësisë për të menaxhuar stresin dhe për të gjetur zgjidhje të reja dhe inovative për sfidat në punë. Gjithashtu, cilësia e gjumit tuaj do të përmirësohet, duke ju dhënë më shumë energji dhe vitalitet për të përballuar detyrat tuaja.

    Praktikimi i rregullt i meditimit transcendental nuk është vetëm një mënyrë për të përballuar sfidat e ditës me më shumë qetësi dhe qëndrueshmëri, por gjithashtu një mjet për të arritur suksesin e dëshiruar në punën tuaj dhe për të shkëlqyer në karrierën tuaj. Kështu që mos hezitoni të filloni sot dhe të ndizni dritën e fuqishme të meditimit transcendental për një jetë profesionale më të suksesshme dhe të lumtur!

    Meditimi transcendental / Mënyrat për ta mësuar

    Kurs privat

    Një mënyrë për të mësuar Meditimin Transcendetal, është edhe ajo private, që do të thotë, mund të zhvillohet në ambjentet tuaja private apo te Qendra Braman me Mjeshtrin! Mjafton që ju të kontaktoni edhe të shtroni kërkesën tuaj, në një nga mënyrat e kontaktit me qendrën!

    Zbulo më shumë

    Kurs në grup

    Ndjekja e kursit në grup është një eksperiencë e veçantë. Të ndjesh valë me të fuqishme harmonie është mirëqenie e amplifikuar! 

    Meditimi Transcendental në grup ështe më i thellë edhe më i fuqishëm; në këtë rast ju do të dëgjonit edhe mësonit edhe nga pyetjet dhe eksperiencat e pjesëmarrësve të tjerë në kurs.

    Kurse për biznese/kompani

     

    Një investim në mirëqenien e punonjësve është një investim në suksesin e kompanisë suaj!

    Kursi i Meditimit Transcendental (MT) nuk është thjesht një trajnim – është një strategji e provuar që përmirëson performancën në punë dhe rrit mirëqenien e përgjithshme të stafit tuaj. Kompanitë që kanë investuar në këtë kurs kanë

    Video Testimoniale nga Praktikues t lumtur të MT

     

    “ Më ka ndihmuar me njëherë të
    bëhem vëzhguese e mendimeve
    edhe mos të bëhem pjesë e lojës
    së tyre.

    Menjëhere kam qënë më e qetë,
    larg stresit edhe mos të reagoj
    negativisht”

     “Jo vetem që është
    e shpejtë edhe e
    palodhshme, por
    është edhe më
    efikasia” 

     “Meditimin
    Transcendental ia
    kam rekomanduar
    kujtdo” 

    Sonila Çekrezi

    ''Meditimi Transcendental tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë time dhe një mjet i domosdoshëm për të qetësuar mendjen nga dinamika e jetës. Njëkohësisht e bën mendjen më të mprehtë për të gjetur zgjidhje më shepejt pë çdo situatë''

    Video

    Say something interesting about your business here.

     “ Nëse të gjithë do
    të meditonin nuk
    do të ekzistonin më
    sëmundje Sociale” 

    Give customers a reason to do business with you.

    Video

     

    “Kur njeriu kontakton me
    burimin e jetës, ai e ndjen
    diellin e artë brenda
    vetes”

     

     “Meditimin
    Transcendental të
    ndihmon ne çdo
    drejtim dhe është i
    lehtë” 

    Të jetojmë me mungesën e Meditimit Transcendental, është sikur të jetojmë në një shtëpi që ka një thesar të madh në njërën nga dhomat e saj, vetëm se ne e kemi harruar ekzistencën e tij. Pra, në vend që të jetojmë një jetë mbretërore, ne shkojmë në varfëri.


    Maharishi Mahesh Yogi

    Bëj rezervimin tënd

    Së shpejti do të kontaktohesh nga qendra.

    This site is protected by reCAPTCHA and the Google Privacy Policy and Terms of Service apply.

    PDF Viewer

    Meditimi Transcendental. Historiku në Botë edhe ne në Shqipëri.


      
     

    Download PDF

    Copyright © 2025 Braman Center  - All Rights Reserved.

    Powered by

    • Meditimi Transcendental
    • Jeto më mirë!
    • Programi 'Get Released'
    • Yoga Asana
    • Ayurveda
    • Contact

    This website uses cookies.

    We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

    Accept